×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Rahoveci do të vendoset në hartën evropiane për përpunimin e verës

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë përuruar ndërtimin e objektit dhe pajisjeve të mikrovinifikimit në komunën e Rahovecit.

    Kreu i ekzekutivit tha se me qasjen qeverisëse dhe përkushtimin e bujqve, “kryeqyteti” i rrushit do të vendoset në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës.

    Hoti: Do të vendosemi në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës

    Video:“Me qasjen dhe qeverisjen politike e mbështetjen që kemi marrë edhe nga ekspertët ndërkombëtar, në këtë regjion që janë tepër punëtorë dhe të përkushtuar për këtë veprimtari, ne do të vendosemi fuqishëm në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës”, tha ai.

    E ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se laboratori i përuruar është një nga hallkat e rëndësishme që do t’iu ndihmojë prodhuesve dhe përpunuesve të verës.

    Mustafa: Po ndihmojmë prodhuesit e verërave

    “Ky laborator këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga fusha që vreshtat e nga plasimi i produkteve të verës, mbyllë ciklin duke i ndihmuar prodhuesve dhe përpunuesve të këtyre produkteve të vendosim një herë e mirë në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve”, tha ai.

    Kryeministri Hoti gjatë ditës pritet të ketë një agjendë të ngjeshur në rajonin e Rahovecit për t’iu premtuar mbështetje bujqve të kësaj ane.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Kronika13 Shtator 2024
    Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq,...
    Front TV13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturave në ditët me shi. Përmes një...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua...
    Lifestyle13 Shtator 2024
    Shëndeti i trurit është thelbësor për ruajtjen e funksionit kognitiv, qartësisë dhe kujtesës ndërsa plakemi. Ashtu si ushtrimet i sjellin dobi trupit,...
    Lifestyle13 Shtator 2024
    Diabeti gestacional është një gjendje që zhvillohet gjatë shtatzënisë, e karakterizuar nga nivele të larta të sheqerit në gjak, tek gratë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.