Mbrëmë në ora 23:50, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur: Sh.Zh., 58-vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri: Një revole e tipit “GLOCK” dhe një revolver i tipit “ZASTAVA”, si dhe 30 copë fishekë.
Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar: N.Zh., mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe M.Zh., mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.
Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve.