×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ: Qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk kanë nevojë për testin PCR

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, se nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR.

    Sipas MPJ-së, përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

    Njofitmi i plotë:

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë njoftojnë qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, se nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR.

    Qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ. Përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

    MPJD dhe MSH bëjnë me dije se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditorë.

    Ndërsa ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatë (7) ditë në vetëizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me institucionet tjera përgjegjëse do t’ju mbajnë të informuar për secilin vendim dhe masë që do të ndërmerret në kuadër të luftës kundër Covid 19. Andaj, kërkojmë nga qytetarët tanë nga diaspora që të informohen vetëm në rrugë zyrtare për cilindo shqetësim që kanë.

    Siç iu kemi njoftuar ditë më parë, ambasadat e Kosovës janë në gjendje gatishmërie në këtë periudhë të ndieshme për t’iu përgjigjur thirrjes për informacion apo ndihmë të secilit shtetas të Republikës së Kosovës.

    Duke qenë se e gjithë bota po kalon një periudhë vërtetë sfiduese shkaku i pandemisë Covid 19, ne shfytëzojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje qytetarëve tanë nga diaspora që kanë marrë rrugën për vendlindje, që kudo që janë t’i respektojnë në përpikmëri masat anti-covid, për të mbojtur vetën dhe familjarët që po i presin në Kosovë.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është deklaruar të martën në lidhje me njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjska. Përgjegjësinë për sulmin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.