Një person është lënduar sot në aksidentin mes dy automjeteve në lëvizje në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë.
Policia njofton se janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësiti i komunikacionit rrugor.
Gjatë ditës së sotme është raportuar edhe për dy aksidente të ndara në Klinë, si pasojë e ketyre dy aksidenteve lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Nga kjo shifër, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dy janë dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Po ashtu, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kqiç.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes tek të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.