×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohen fotografi të intelektualëve të shquar mitrovicas

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Në qytetin e Mitrovicës është bërë sot inaugurimi i 27 fotografive të intelektualëve më të shquar mitrovicas.

    Përveç përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe lideri i partisë ‘SDA’ nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, familjarë të figurave që u nderuan sot, intelektualë e qytetarë të shumtë.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para të pranishmëve se ka ardhur këtu që ta përkrah një koncept- ide që do të duhej t’i përcillte edhe brezat e ri, në mënyrë që të forcohet roli i intelektualëve në një shoqëri.

    Sipas saj, brezat e ardhshëm duhet të edukohen me veprat patriotike të këtyre personaliteteve që po promovohen sot këtu, ndërsa u shpreh posaçërisht e lumtur, që në mesin e këtyre personaliteteve ka edhe figura grashë, të cilat shumë kohë para nesh treguan se barazia është e domosdoshme.

    Osmani: Brezat e ardhshëm të edukohen me fytyrën patriotike

    “Duke pasur parasysh rolin dhe kontributin e këtyre intelektualëve, fotot e të cilëve po e zbukurojnë sot këtë shesh, ne dëshirojmë që brezat e ardhshëm të edukohen edhe me fytyrën patriotike të këtyre personaliteteve…Pra ne sot po nderojmë dhe kujtojmë breza të tërë që ndikuan në forcimin dhe brumosjen e ideve kombëtare e patriotike në atë kohë që secila fjalë që e thoje dhe shkruaje, nënkuptonte se po rrezikon jetën tënde dhe të familjes tënde… Jam posacërisht e gëzuar që këtu sot po promovohen edhe figura grashë, të cilat shumë kohë para nesh kanë treguar se barazia është e domosdoshme në arsim e kudo qoftë, në mënyrë që net ë mund të ecim përpara si shoqëri”, ka thënë Osmani.

    Ajo shtoi se një shoqëri si ajo kosovare, duhet ta kuptojë se liria të cilën e gëzojnë sot qytetarët, është rezultat i sakrificave të shumëfishta, në radhë të parë i brezave të tërë të cilët dhanë jetën e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare, pastaj vizionit politik të presidentit historik, Ibrahim Rugova, aleancës historike me SHBA-të, BE-në dhe fuqitë demokratike të botës, si dhe vizionit të qartë të këtyre burrave dhe grave, fotografitë e të cilëve sot po promovohen këtu.

    Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, theksoi se sot po përkujtohen 27 figura të ndritura të cilat përçuan zërin e Mitrovicës anembanë rruzullit tokësor.

    Ai tha se qyteti i Mitrovicës me historinë që ka, ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve dhe zhvillimeve progresive gjithandej trojeve shqiptare.

    Mujka: Mitrovica gjithmonë në ballë të proceseve në trojet shqiptare

    “Mitrovica ndoshta edhe nuk ka histori të gjatë sikurse disa qytete tjera, por për aq histori sa ka, është plotë krenari dhe gjithmonë në ballë të proceseve e zhvillimeve progresive në trojet shqiptare”, u shpreh Mujka.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten që lam pas, për dy raste të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka njoftuar se do ta padisë koordinatoren e komiteteve në Lwvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali....
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në ShBA këtë javë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të...
    Sport25 Shtator 2024
    Që nga sezoni 2009/10, turneu i dytë më i lartë i UEFA-s për klube është quajtur “Europa League”. Një nga rekordmenët në...
    Vip25 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Hardinaj, ka reaguar lidhur me një shprehej që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa...
    Lajme25 Shtator 2024
    Tifogupi "Forca'' ka dhënë  sot një mesazh të fortë në ndeshjen që po mbahet Vushtrria -Dinamo Grupi në fjalë ka përdorur sloganin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.