×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person në kufi, i ofroi policit 50 euro ryshfet

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

    Nga policia është bërë e ditur se i dyshuari ua kishte futur 50 euro në dokumentet që ua kishte prezantuar.

    “Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro. Zyrtari policor kërkon të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe’. Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës”, është bërë e ditur nga policia.

    Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘dhënia e ryshfetit’. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar. I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore...
    Kronika12 Shtator 2024
    Në rastin ku Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, në cilësinë e mjekëve po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm...
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua...
    Lifestyle13 Shtator 2024
    Shëndeti i trurit është thelbësor për ruajtjen e funksionit kognitiv, qartësisë dhe kujtesës ndërsa plakemi. Ashtu si ushtrimet i sjellin dobi trupit,...
    Lifestyle13 Shtator 2024
    Diabeti gestacional është një gjendje që zhvillohet gjatë shtatzënisë, e karakterizuar nga nivele të larta të sheqerit në gjak, tek gratë që...
    Lifestyle13 Shtator 2024
    Dashi Fundjavë e rëndësishme: Mbani në mend që Venusi dhe Marsi janë të favorshëm, ndaj duhet të shfrytëzoni momentin. Që dashuria është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.