×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbështetësi i LVV’së: Ku je nisë kështu o Albin?

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, ka kritikuar kreun e VV’së, Albin Kurti, për prurjen e re në parti, teologun Mustafë Bajrami, raporton Express

    “Ku je nisë o Albin”, ka shkruar Kraki në Facebook, duke shtuar se nuk gjen lidhje logjike e as parimore për dashurinë që Kurti shpreh për njerëzit siç i quan Kraki,islamo-fashistë erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën e që deri para pak ditësh e arsyetonin edhe prerjen e kokës së një profesori në Paris.

    “Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javësh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokës së një profesori n’Paris”, ka shkruar Kraki.

    Kraki deklaron se nëse vazhdon kështu, Vetëvendosje rrezikon që nga vija kombëtaro-majtiste, të kthehet në vijën islamo-majtiste.

    “Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijën islamo-majtiste. Në këtë të dytën gjithçka ka përveç kombit dhe kombëtarizimit prandaj është rrugë e rrezikshme. Nejse, Albini e di vet çka bën por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhet politika e vërtetë”, ka shkruar Kraki.

    Kraki i cili në zgjedhejt e 6 qershorit kishte ëkrkuar të votohet Albin Kurti, thotë se këtë reagim po e bën pasi ia do të mirën VV’së dhe kreut të saj.

    “Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetësuar sinqerisht dhe ia dua t‘mirën Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kërkuar të votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide përballë hajnisë dhe krimit ekonomik”, ka shkruar ai.

    Ky është statusi i plotë i tij pa ndërhyrje:

    Ku je nis o Albin?

    Sot në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael). Në Ballkan nuk kanë shumë ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si islamo-fashist.

    Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokes se nje profesori n’Paris.

    Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijen islamo-majtiste. Ne kete te dyten gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme.

    Nejse, Albini e di vet çka ben por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhët politika e vërtetë.

    Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetsuar sinqerisht dhe ia du t’miren Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kerku te votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë hajnisë dhe krimit ekonomik.

    POR në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjell punen që qytetaret te zgjedhin në mes hajnisë së perkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombtar e kulturor.

    Sqarim per ata që lexojnë e s’kuptojnë:

    Nuk jam as kunder Turqise as kunder islamit as kunder Albinit (qe e kam shok) as kunder VV. Jam me t’verteten dhe me te drejten. Dhe mos harroni, une nuk flas kot, keshtuqe merreni seriozisht këtë verejtje.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la...
    Lajme16 Shtator 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur Kurtin demagog dhe gënjeshtar. Gjatë një interviste në emisionin Frontal në T7,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një 47-vjeçar që ishte raportuar I zhdukur para pesë ditësh, është gjetur sot i vdekur në Leposaviq.  Ai është gjetur 200 metra...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet” dhe me prezencën e një numri të madh të përfaqësuesve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Parkun Teknologjik, i cili u përurua sot në Kamenicë. Pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Parkut Teknologjik, ishin...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zëvendësambasadorin Nedjelko...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një motoçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Këtë për Front Online e bëri të ditur Flora Ahmeti,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Vip16 Shtator 2024
    Sot, këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka festuar ditëlindjen e 77-të. E nuk kishte si t’i mungonte urimi nga djali i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.