×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i dëshmorit nga Kotorri i reagon Bekim Jasharit që aludoi se në Kotorr dhe Radishevë nuk pati luftë

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Djali i Azem Hajrizit, dëshmor i kombit, i cili ka trashëguar emrin nga babai i tij ka reaguar kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari para disa dite me anë të një deklarate aludoi se në fshatin Radishevë të Skenderajt s’ka pasur luftë.Jashari këto deklarata i bëri gjatë një debati televiziv, teksa i përgjigjej ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.Sipas Jasharit, Lushtaku ka qëndruar në Radishevë, larg fronteve të luftës.

    E Hajrizi me anë të një postimi në Facebook ka rrëfyer se si në korrik të vitit 1998 kusherinjtë e tij po përballeshin me një sulm të ashpër në Radishevë, sulm të cilit ata i qëndruan deri në vdekje.“Për t’ ju dalë në ndihmë, gjyshi Beqir, babi Azemi, xhaxhi Faiku si dhe kusheriri Sabit Ahmetaj edhe pse të vetëdijshëm se atje po shkonin drejt vdekjes, shkuan dhe luftuan dhëmb për dhëmb me armikun, derisa e harxhuan edhe plumbin e fundit dhe pas disa orë luftimesh ranë dëshmor”, ka vazhduar rrëfimin ai.Madje ka thënë se Bekim Jashari ishte i keqinformuar për këtë fakt.

    Postimi i plotë:Për hirë të gjakut të familjes unë Azemi, biri i Azem Hajrizit, dëshmor, më duhët të reagoj për deklaratën e keqinformuar nga kryetari i komunës sonë.Për rezistencën:Likoshani, Çirezi dhe lufta e famjljës JASHARI mobilizoi jo vetëm popullin tonë, por edhe shtetet tjera liridashëse të botës demokratike dhe e ngriti lartë moralin e çdo shqiptari.Gjyshi im Beqiri se bashku me tre djemtë Azemin,Faikun dhe Petritin këta dy të fundit në atë kohë ishin ndër studentët më të dalluar ne Universitin e Prishtinës, i lanë librat dhe herët i’u përgjigjën pushkës së ADEM JASHARIT.Viti 1998, shënon vitin ku lufta përhapet në të gjithë Kosovën.Më 25 korrkik 1998, kusherinjtë në Radishevë po përjetonin sulmin më barbarë nga forcat serbe, por ata qëndruan pa u frikësuar dhe kundërshtuan në mënyra të ndryshme, ndokush me pushkë, ndokush me sakicë, dhe me vedosmëri rezistuan deri në fund të jetës së tyre.Për t’ ju dalë në ndihmë, gjyshi Beqir, babi Azemi, xhaxhi Faiku si dhe kusheriri Sabit Ahmetaj edhe pse të vetëdijshëm se atje po shkonin drejt vdekjes, shkuan dhe luftuan dhëmb për dhëmb me armikun, derisa e harxhuan edhe plumbin e fundit dhe pas disa orë luftimesh ranë dëshmor.Në vitin 1999, datat nuk i di saktë, në fshatin Radishevë dhe Kotorr, kanë ndodhur tri ofanziva nga forcat serbe. Së këndejmi, Radisheva, Kotorri si dhe të gjitha fshatrat për rreth kanë qenë zonë e luftës.Për gjyshen:Do t’i hyja në hak të madh, po të mos përmendja gjyshen e cila çdo ditë më ka treguar dhe mësuar historinë e familjes, dhe do rrëfeja një rast, që sa herë e kujtojë më mbushen sytë me lotë – Ditën kur gjyshja Hatë merr lajmin se i janë vra burri me dy djemtë, ajo edhe atë ditë gjenë forcë dhe i drejtohet Axhit Petritit: “Petrit djali jem edhe tëm ardhësh edhe ti gjenaze, ki me vazhdu luftën kundër shkaut”. Por, deshti zoti që Axhi Petrit të shpëtonte dhe sot është pranë nesh!!Për babin:Babi, edhe pse nuk arrita të të njoh, sepse isha shume i vogël vetëm një muaj e një javë kur mbeta pa ty, shume shpeshë të shohë në ëndërr dhe kam mall për ty!Për fund:Ne si familje, i jemi mirenjohēs dhe falenderues Komunës së Skenderajt që vitin e kaluar në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë,kanë bërë homazhe tek vendi i rënies së familjarëve tanë.Ndërsa, sa i përket deklaratës së kryetarit të Komunës z. Bekim Jashari, me keqardhje themi se ai ishte i keq informuar, dhe se inatet personale me personat e caktuara, në fund e njëllosin: idealin, gjakun dhe amanetin e dëshmorëve.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Shtator 2024
    Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko, ka deklaruar se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se edhe nëse hyn në fuqi ky vendim  siç është paraparë, kjo...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti  nga  Lëvizja Vetëvendosje,Gramos Agusholli, ka konfirmuar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, e cila do të hyjë në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies. Osmani tha se ata janë gardianët e...
    Lajme22 Shtator 2024
      Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim...
    Lajme22 Shtator 2024
    Prindërit nga Fushë Kosova kanë raportuar në polici për zhdukjen e dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të PK-së, prindërit kanë raportuar...
    Sport22 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.