×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku kosovar: Duhet me qëndru në Kosovë, u bëj thirrje doktorëve në diasporë që të kthehen

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Neurokirurgu Armend Agolli ka treguar se është kthyer në Kosovë nga Suedia për të kontribuar dhe mendon që njësoj duhet të veprojnë edhe mjekët e tjerë shqiptarë në diasporë.

    “Duhet me qëndru në Kosovë, me u angazhu, u bëj thirrje doktorëve në diasporë të kthehen dhe me projekte të ndryshme të kontribojnë. Po planifikojmë të kthejmë mjekë nga Gjermania në mënyrë institucionale dhe të i’u ofrojmë kushte për të punuar. I’u kam mundësuar 9 ortopedëve të shkollohen dhe 2 anesteziologëve në Suedi”,ka thënë Agolli në emisionin Oxygen.

    Agolli tha se duhet vlerësuar puna e doktorëve në Kosovë por edhe doktorët duhet mësuar rregullat se si duhet trajtuar pacienti.

     

    “Doktorët në emergjenca dhe Infektivë janë heronjë se punojnë shumë, paguhen pak. Përqindja më e madhe e shërimit është kur i beson mjekut. Duhet me punu në edukim të mjekëve dhe motrave por edhe në edukim të pacientëve. Pacienti duhet me qenë në qendër, tek ne pak dëgjohet pacienti. Shteti duhet me i dënu mjekët që nuk mirren për shumë kohë me kërkesat e pacientëve, duhet më së paku 40 minuta për një vizitë. 10 minuta duhet dëgjuar ankesat e pacientit, 10 minuta e kontrollon, 10 minuta i shfrytëzon për analiza dhe 10 minutat e fundit janë për pyetjet që mund të ketë pacienti”, thotë Agolli.

    Ai ka kontribuar edhe si doktor gjatë luftës në Kosovë duke u kthyer nga Suedia për të shërbyer vendin e tij.

    “Ka qenë një angazhim shumë i madh. Kemi realizu intervenime të vogla se nuk kemi pas mjete por qëllimi ynë ka qenë me e shërby Kosovën duke lënë anash të gjitha të tjerat. Kemi pasur momente shumë të vështira sepse nuk kemi pasur mundësi të ofrojmë zgjidhje për plagë të rënda. Por kur e mendoj të gjithë ushtarët kanë qenë të vaksinuar punë e cila ka qenë problem për atë kohë”, thotë ai.

     

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se është për keqardhje sesi njerëzit komentojnë se Qeveria Kurti, i mundësoi...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan të hënën se rrëzuan një tjetër dron MQ-9 Reaper të prodhuar nga Amerika. Ushtria amerikane tha se...
    Lajme16 Shtator 2024
    Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, ku dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet” dhe me prezencën e një numri të madh të përfaqësuesve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Parkun Teknologjik, i cili u përurua sot në Kamenicë. Pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Parkut Teknologjik, ishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.