×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti i njohur: Mbështetja për Vetëvendosjen e kalon 51 përqindëshin

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Analisti Armend Muja i cili është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë ka bërë edhe një analizim të situatës elektorale në nivel vendi. Ai thotë se përkrahja për Vetëvendosjen aktualisht e kalon 51 përqindëshin.
    Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është matur edhe sentimenti i përgjithshëm i qytetarëve.“Pas 16 nëntorit të vitit të kaluar deri në prill rritja e Vetëvendosjes ka qenë në mënyrë eksponenciale. Në prill pak para mocionit Albin Kurti ishte i pëlqyer nga rreth 60% të qytetarëve të Kosovës të cilët i besonin në atë kohë. Deri në 2 qershor kjo epërsi nuk është zbritur, ka qëndruar e njëjta”, tha Muja në RTV Dukagjini.

    “Mbështetja për Albinin nuk ka rënë por ka pasur një transformim rrënjësor në terren. Këtë e dinë partitë pasi kur e sheh që nuk gjen aktivist për ta bërë një tubim si në Podujevë, është një sinjal”.Muja thotë se aktualisht Vetëvendosje ka mbështetje më të madhe se 50%.“Sentimenti është përtej 51% për Vetëvendosjen. Kjo nuk është meritë vetëm e Vetëvendosjes por edhe mërit e kombinatorikave tjera prej LAA, PAN etj. Pra kur bashkohen partitë krijojnë anonimozitet edhe te partitë tjera. Është krijuar një narracion se këta të gjithë janë bërë bashkë LDK, PDK, AAK, NISMA. Kjo te njerëzit është bërë shumë irrituese”, tha ndër të tjera Armend Muja.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot Qeveria në mbledhjen e 220-të të saj miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Por,...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.