Janë duke vuajtur dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje” por disa të burgosur kanë zgjedhur të shfrytëzojnë kohën aty për diçka koxha të dobishme.
Një femër dhe dy meshkuj janë duke studiuar virtualisht në programin Bachelor , gjatë vuajtjes së dënimit në qendrat korrektuese në Kosovë.
Kështu thanë në një përgjigje për IndeksOnline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ndërkohë studentja që është e dënuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” është në vitin e dytë duke studiuar online në Fakultetin Juridik në një kolegj privat.
Kurse dy të miturit janë duke kryer shkollimet në vitin e parë në Banka dhe Financa.
Njëri nga i burgosuri është i dënuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë” dhe tjetri për “Vrasje”.
“Aktualisht në institucionet korrektuese virtualisht janë duke i ndjekur studimet tre të burgosur, një femër edhe dy meshkuj.
Njëri është duke ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, në programin studimor Banka dhe financa, ndërsa tjetri është duke ndjekur studimet në Kolegjin AAB, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në programin e studimit Inxhinieri Softuerike. Të dy student janë të vitit të parë.
Ndërsa, studentja është në vitin e dytë, Fakulteti Juridik , Kolegji AAB.
Të njëjtit janë duke kryer shkollimet në Banka dhe Financa sistemi trevjeçar;
Inxhinieri Softuerike, sistemi trevjeçar dhe Fakulteti Juridik, sistemi katërvjeçar”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Këtyre të burgosuve, sipas SHKK-së, iu lejohet edhe shkuarja në fakultet kur të është e kërkueshme nga institucioni arsimor, të shoqëruar me zyrtarë korrektues.
“Përpos ndjekjes së ligjëratave online studentëve iu mundësohet edhe shkuarja në fakultet atëherë kur kërkohet që këta studentët të jenë prezent fizikisht, në rastet kur kanë provime, kollokfiume apo për ndonjë arsye tjetër. Në këto raste studentët shoqërohen nga zyrtarë për arsim në kuadër të qendrës dhe zyrtarë korrektuese, por që brenda hapësirave të fakultetit shoqërohet vetëm nga zyrtari për arsim”.
SHKK, të burgosurve iu ka krijuar kushte të mjaftueshme për ndjekjen e studimeve në distancë duke ua mundësuar qasjen në internet tri orë në ditë me orar të rregullt, po ashtu të gjithë të burgosuve nga donacionet u janë siguruar edhe tekstet shkollore për shkollim të mesëm.
“Nuk është i kufizuar vetëm në këtë orar, orari mund të ndryshoi varësisht nga nevojat, që nënkupton edhe zgjatjen e orarit.
SHKK sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe Udhëzimit Administrativ për Arsimin në institucionet korrektuese, nxënësve në paralelet e ndara të shkollave amë, ju siguron: hapësirat e nevojshme shkollore, materialet konkretizuese shkollore, higjienën, qasjen në internet, si dhe mësimin nga distanca etj. Gjithashtu, duke pasur parasysh gjendjen materiale te burgosurve edhe pse per shkollimin e mesëm nuk është përgjegjësi e MASHT-it sigurimi i teksteve shkollore drejtorati për trajtim të të burgosurve dhe të miturve përmes donatoreve ka siguruar tekste per te gjithë nxënësit e të dyja paraleleve të ndara në Qendrën Korrektuese Lipjan, si dhe në Qëndrim Korrektuese të Dubravës”, thuhej tutje në përgjigje.
Nga SHKK për IndeksOnline kanë bërë të ditur se deri më tani asnjë i burgosur nuk është duke kryer nivelin master