×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takon ambasadorin hungarez, ja çka u diskutua

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, deputeti Elmi Reçica, kanë takuar në seli të partisë, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

    Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve.

    “PDK asnjëherë nuk do ta vendos interesin partiak para atij qytetar dhe të shtetit. E tillë ka qenë sjellja e PDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit” ka thënë Hoxhaj në takim.

    Hoxhaj e ka falendëruar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet.

    Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, që konsiderohet njëri nga projektet më të jashtëzakonshme në qytetin e Ferizajit të udhëhequr nga PDK-ja.

    Sipas një komunikate të PDK-së, Hoxhaj dhe Reçica e kanë falënderuar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti, dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.