Në Vllahi të Mitrovicës është gjetur i vdekur një bari derisa ishte duke ruajtur bagëtitë.
Ai është gjetur në mal nga bashkëfshatarët e tij të enjten në mëngjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.