×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Bekim Jashari falë i qoftë familjes, se ta kisha bo paçavër

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Një konflikt i papritur e i nxehtë që duket se është zhvilluar për kohë të gjatë jashtë vëmendjes së publikut, papritmas u ekspozua mbrëmë në një debat televiziv. Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, apo Sami Lushtaku – ish kryetari i kësaj komune tashmë janë protagonistët e këtij konflikti.

    Mbrëmë Jashari akuzoi z.Lushtaku se po bënte fushatë nëpër oda të Drenicës kundër tij – duke e denoncuar një sjellje të tillë, pavarësisht që tashmë ai është pjesë e politikës vendore.

    Jashari madje kontestoi edhe kontributin e Sami Lushtakut në luftë, si komandant i shquar i UÇK-së.

    Periskopi kontaktoi z.Sami Lushtaku për t’ia marrë një deklaratë një deklaratë në lidhje me çështjen, dhe kjo deklaratë është po ashtu e nxehtë, shumë e nxehtë.

    Lushtaku nënkupton se e vetmja gjë që e mbron Jasharin është emri i familjes – sepse pa të do ta bënte paçavër.

    Më tej, z.Lushtaku ka deklaruar që nuk ka “bir nane” që mund t’ia ndalë Drenicën dhe ajrin.

    “Z.Jashari lidhje s’ka çka ka ndodhë në Kosovë. M’vjen keq që z.Jashari e mbron aura e familjes së tij. [E ka] mbiemrin i familjes, se ta kisha bo paqavër atë [Bekim Jasharin]. Jashari nuk mundet me ma ndalë Drenicën edhe ajrin. Unë qe 20 vjet mas lufte kam bërë fushatë nëpër oda të Drenicës dhe nuk mundet me ma ndalë. S’ka bir nane që mundet me ma ndalë. Jashari mendoj që bën fushatë kundër vetes, ka mendu që është lehtë me hy në politikë; ne ja kemi dhënë kryetarin me udhëheq, kjo është politikë, edhe duhet të ketë fushatë”.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.