×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Kurti i shkroi Speciales veç për Rexhep Selimin? Përgjigjen në Vetëvendosje

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Ish-ministrja e Drejtësisë njëherësh anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për arsyet se pse kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka shkruar letër Gjykatës Speciale vetëm për Rexhep Selimin.

    Haxhiu tha se Kurti përmes kësaj letre ka garantuar Gjykatën se Selimi do t’i respektojë ftesat e saj, por të njëjtën gjë nuk mund ta garantojë për të tjerët.

    Anëtarja e kryesisë së LVV-së, tha se nuk mund ta dijë nëse Hashim Thaçi e Kadri Veseli do ta respektojnë këtë Gjykatë, duke qenë se përmes një komunikate, Prokuroria Speciale kishte akuzuar ata për pengim të drejtësisë.

    “Albin Kurti është kryetari i LVV-së, dhe ka përgjegjësi ndaj Rexhep Selimit që është shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pra nuk mund të garantoj për Hashim Thaçin e Kadri Veselin në përputhje për atë çka shkruan letra. Zotëri Selimi do t’i përgjigjet edhe do të përballet me secilën akuzë që rëndon mbi të. Nuk do ta pengojë drejtësinë, nuk do t’i ik drejtësisë. Është një komunikatë të Prokurorisë Speciale e cila akuzon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për pengim të drejtësisë. Dhe, Thaçi ka bërë veprime të shumta për ta penguar drejtësinë”, u shpreh Haxhiu.

    E pyetur nëse kjo letër është ndikim ndaj institucioneve të drejtësisë, ajo tha se kjo nuk qëndron, pasi sipas saj, Kurti vetëm ka garantuar se Selimi do t’i respektojë ftesat e speciales.

    “Kur zotit Hoti ia arrestuan Haki Rugovën, për keqpërdorime të detyrës zyrtare dolën Arbën Gashi, Arban Abrashi dhe Isa Mustafa, ishte edhe dikush tjetër në konferencë për medie ku akuzuan prokurorinë dhe i thanë “mbajë duart larg politikanëve”. Zotëri Kurti garanton që shefi i GP të Vetëvendosjes që do të respektojë ftesat e Gjykatës”, u shpreh Haxhiu në “Përballje”.

    Ajo uroi që Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi të dalin të pafajshëm në Gjykatën Speciale.

    “Unë besoj që nuk ka asnjë ndërhyrje në drejtësi dhe uroj që secili prej tyre të dal i pafajshëm”, theksoi Haxhiu.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.