×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jasharit i vjen një reagim edhe nga PDK’ja pas akuzave për Lushtakun

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, iu është kundërvyer deklaratave të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili foli të enjten mbrëma për prishjen e raporteve të tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe anëtarit të kësaj partie, Sami Lushtakut.

    Pasi Jashari deklaroi se arsyet e prishjes së marrëdhieneve me Thaçin ishin, siç e quajti ai, paburrëria e këtij të fundit me të birin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, Lulzimin, Bytyçi ka publikuar fotografinë e ish-kryesuesve të partisë së tij.

    Zëdhënësi Bytyçi ka publikuar fotografi të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, si dhe ish-presidentit Thaçi, bashkë me Adem Jasharin.

    “Pjesa tjetër është histori, e ajo shkruhet me tre shkronja të arta, UÇK”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

    Jashari  ka folur rreth raportimeve për prishjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit me familjen Jasharaj.

    “Ne i kemi thënë hapur troq jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari. Ka pas debat pikërisht un edhe Luli i Baces Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhu kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thon troq: mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindsha haraq firmave në qet vend, mbi gjakun e tyne, harrone që ka me ju shkel këmba në Prekaz”, tha Jashari.

    “Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike. Ka të bëjë me mos sinqeriteti dhe joburrënia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diqka të ligë. Burrënia është kur të thom gjithmonë PO PO edhe në fund del JO”, ka thënë Jashari në Debat Plus.

    Kreu i Komunës së Skenderajt foli edhe për shkëputjen me Lushtakun.

    “Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

    Jashari tutje ka thënë se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.

    Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.

    “Samia ka ble tokë në lagjen 3. Villën që e qet kanihere”, ka thënë Jashari.

    Kreu i Komunës së Skenderajt ka thënë se s’ka asgjë personale me Sami Lushtakun, por thotë se ky i fundit në vazhdimësi bën fushatë kundër.

    “Ai u prish me mu. Veç nëse iu ka nalë uji dikun. Unë s’kam asgjë personale me Saminë. Ai para gjashtë muajve e ka nisë fushatën, e po iu thotë njerëzve që Bekimi s’ka me kandidu mo. Lloj lloj fjalë të ndryshme dëgjoj që Samiu i thotë nëpër oda në Drenicë”, ka thënë Jashari.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.