Numri i të infektuarve me Covid-19 në Komunën e Prishtinës në këtëjavë ka shënuar rënie, nga rreth 400 raste sa ishin brenda ditës numri ka rënë në 150.
Por, kjo rënie po del të jetë për shkak të uljes së numrit të testimeve.
Kështu po thotë për Front Online, nënkryetari i Prishtinës, MuhedinNushi.
Sipas tij, kjo nuk ështëpasqyrë reale e gjendjes aktuale me Covid në vend ngase nga 2000 mijë teste sa janë bërë në të kaluarën tani po bëhen 1200.
“Nuk ështëpasqyra reale e situatës të cilën e kemi, ka më shumë të infektuar edhe mendoj se nuk ka rënie tëtë infektuarve, rënia është e shkaktuar pikërisht për arsye tëzvogëlimit të numrit të testimeve, kemi pasur 800 tani i kemi 400”,tha Nushi.
Ndërsa i pyetur se a do të largohet Prishtina, nga zona e kuqe pas rënies së numrit tëtë infektuarve, Nushi tha se nuk e presin një gjë tëtillë pasi që në këtë komunë ka mjaftueshëm persona të infektuar.
Ai tha se mundësia për të dalë nga zona e kuqe është vetëm nëse numri i tëinfektuarveditëve të fundit bien nën 100.
“Nuk presim qëPrishtina në fund të javës të del prej zonës së kuqe, duhet të vazhdoj pasi që kemi pasur mjaftueshëm persona të infektuar gjatë javës së kaluar, këto dy tri ditëështë rënia, por të shikojmë se si do të shkon situata në ditët e ardhshme, nësebijën numri nën 100 gjatëditëve tëardhshme ekziston mundësia që edhe në fund tëjavësPrishtina te del nga zona e kuqe”, tha Nushi për Front Online.
Kush përfitoi nga ndihma që Komuna e Prishtina ndau për bizneset? Flet nënkryetari Nushi
Komuna e Prishtinës, ka bërë publike listën e bizneseve të cilat kanë përfituar nga subvencioni që kjo komunë ka ndarë për t’i ndihmuar bizneset të cilat kanë pasur humbje pas përhapjes sëpandemisë.
Nënkryetari i Prishtinës MuhedinNushi, për FrontOnline tha se nga ndarja e këtyre mjeteve janë përjashtuar barnatoret dhe furrat.
“Të gjitha barnatoret janë eliminuar, të gjitha furrat janë eliminuar pasi që këto biznese kanë pasur të drejt të punojnë”, tha Nushi për Front Online.
Për të përfituar nga subvencionet e Komunës së Prishtinës kanë aplikuar edhe 300 biznese, të cilat nuk kanë qenë të Prishtinës dhe se janë larguar nga listat.
50 dhe 100 euro/ Mbi 14 mijë qytetarë që u infektuan me Covid aplikojnë në Komunën e Prishtinës
E, përveç bizneseve, komuna e Prishtinës ka marr vendim që t’i ndihmojë edhe qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 duke i’u ndarë nga 50 euro personave nën moshën 65 vjeç dhe 100 euro për ata mbi 65 vjet.
Deri më tani kanë aplikuar rreth 14 mijë qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, MuhedinNushi për FrontOnline.
“Situata po shkon mirë, prej 18 mijë të infektuar prej marsit deri dje, kanë aplikuar 13371 qytetarë kjo nënkupton se së shpejti mund të presim edhe aplikimin e qind përqind të qytetarëve që janë të infektuar.Interesimiështë i madh përkundër që shumaështësimbolike prej 50 euro për qytetarët deri në moshën 65 vjeçare dhe 100 euro mbi moshën 65 vjeçare, numri është i madh interesimi i madh”, tha ai.