×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia i jep mbështetje të plotë Kosovës në të gjitha proceset

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij, si për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, ashtu edhe për të gjitha proceset integruese, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

    “Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj Logar, ndanë pikëpamjet e tyre mbi situatën politike në rajon dhe shtetet përkatëse, duke shprehur nevojën për një bashkëpunim edhe më të madh mes vendeve të rajonit, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Në këtë kontekst, shefja e diplomacisë kosovare shprehu nevojën e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pashmangshëm parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve dhe që ka për bazë tri parimet e panegociueshme se – nuk preket integriteti territorial – rendi kushtetues dhe karakteri unitar i shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

    Ministrja Haradinaj-Stublla, duke folur për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve, të cilat kanë një bashkëpunim të fortë ekonomik mes veti, tha se Sllovenia është një vend model për rajonin në rrafshin e integrimit, dhe se kontributi dhe mbështetja e saj për Kosovën, si një vend që e njeh mirë rajonin, është kyç për përparimin.

    Homologu slloven Logar u shpreh se Sllovenia është e përkushtuar në mbështetjen e plotë të mëtejshme për Kosovën si në procesin e integrimit ashtu edhe në atë të dialogut me Serbinë.

    Ministrat u dakorduan për një takim në të ardhmen me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, edhe në prag të presidencës së BE nga Sllovenia, në gjysmën e dytë të vitit 2021.

    Sllovenia vazhdon të jetë një investitor i rëndësishëm në Kosovë dhe në këtë kuadër të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe largimit të të gjitha barrierave të mundshme.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.