Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK). Nga aty ai i kërkoi qeverisë së Kosovës që gjatë këtij pushimi një mujor të bëjnë një plan më konkret për procesin mësimor. Duke e quajtur gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor si të humbur, Hoxhaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se qeveria ka dështuar të ketë një plan të qartë për mbarëvajtjen e mësimit në kohë pandemie.
Hoxhaj: Qeveria e Kosovës ka dështuar të ketë plan të qartë për gjysmëvjetorin e parë shkollor
“Mësuam se numri i tyre është shumë i madh që janë infektuar me virus vetëm në këta dy muajt e fundit janë diku 2 mijë e 400 mësimdhënës dhe rreth 1700 nxënës dhe këto shifrat flasin në fakt për situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor në Kosovë. Në një anë ne si PDK mendojmë se duhet të ruhet shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve por në anën tjetër mbi të gjitha qeveria e Kosovës duhet të merret me cilësinë në arsim dhe mbi të gjitha me plan të qartë kohor sesi dëshiron ta menaxhoj procesin mësimor në kohën pandemie. Ajo se çka ka ndodhur në gjysmë vjetorin e parë mund tët hem se e ka premisen e parë dhe të qartë se mund ta kemi një gjeneratë të humbur në Kosovë për shkak të dështimit të qeverisë që ta ketë një plan të qartë kohor se kur e fillon një vit shkollor, kur përfundon një gjysmëvjetor çfarë masat duhet të ndërmerren që procesi mësimor të jetë i planifikuar mirë. E dimë që kemi pasur një plan A,B,C dhe tash kanë dal me një plan D që e kanë ndërprerë mësimin para se të përfundoj procesi mësimor”, tha ai.
Vit të vështirë mësimor po e konsideron edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari. Kreu i SBAShK-ut u zotua se orët e humbura do të zëvendësohen.
Ai kërkoi që shkollat të jenë të pajisur me teknologji bashkëkohore.
Jashari: Ky vit shkollor është njëri nga vitet më të vështira
“SBASHK-u e ka vlerësuar dhe e ka thënë me kohë se ky vit shkollor është njëri nga vitet më të vështira…Ne do japim kontributin tonë bashkë me të tjerët që ditët e humbura të zëvendësohen sepse edhe ashtu kështu viti shkollor ka filluar me dy javë shtyrje dhe po bëjmë çmos, gatishmëria e mësimdhënësve të Kosovës është që t’i përgjigjen çdo angazhimi në shërbim të procesit mësimor në shërbim të nxënësve për të kompensuar sa më shumë nga ajo që është humbur dhe mund të humbet”, theksoi Jashari.