Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka shkarkuar nga detyra kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi.
Përmes një njoftimi për media Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se Hoti ka kërkuar nga Gashi që ta lirojë këtë detyrë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim./FrontOnline/