×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Japonia shet 80 tonë ar për t’i mbuluar mungesat në buxhet

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Japonia ia ka shitur 80 tonë ar një organizate qeveritare për ta financuar një pjesë të pakos stimuluese, e cila është përgatitur për ta luftuar krizën kundër Coronavirusit.

    E ngarkuar me borxh publik sa dyfishi i ekonomisë e me të ardhurat nga taksat të goditura nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, Ministria e Financave e Japonisë është nën trysni që të gjejë të hyra jashtë taksave për ta mbuluar koston e lartë të shpenzimeve gjatë krizës shëndetësore.

    Si rezultat i kësaj gjendjeje, departamenti i kësaj ministrie që është përgjegjës për çështje ndërkombëtare vendosi që një pjesë të dollarëve rezervë t’ia shesë Bankës së Japonisë. Me jenët që mori, departamenti bleu ar nga një departament tjetër i kësaj ministrie që është përgjegjës për menaxhimin e borxhit.

    Nga shitja e arit, departamenti për menaxhimin e borxhit fitoi 500 miliardë jenë ose 4.84 miliardë dollarë, të cilët do të shfrytëzohen për financimin e një fondi që ka për qëllim shtimin e hulumtimieve dhe zhvillimit në universitete.

    Disa analistë thonë se kjo lëvizje mund të jetë nisur nga Ministria e Financave, e cila ka dëshiruar që të mos thellohet shumë në borxhe apo të mos i përdor të hollat e taksapaguesve, shkruan Reuters

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Gara presidenciale e SHBA-së mbetet shumë e fortë, sipas sondazheve të publikuara të dielën, dy ditë përpara se Kamala Harris dhe Donald...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.