Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se një zgjidhje kompromisi është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës.
Sipas saj, kjo zgjidhje do t’iu jepte të dy palëve një të ardhme më të qëndrueshme, më të lumtur, paqe dhe prosperitet afatgjatë.
Bërnabiq tha se zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të jetë pikërisht ajo që siç tha kryeministrja serbe thekson gjithmonë presidenti Aleksandar Vuçiq, që është se të dyja palët humbasin diçka, por edhe fitojnë diçka./Front Online/