Qytetarët po dënohen çdo ditë vetëm për mosrespektim të masave anti-Covid.
Por njëjtë nuk po ndodhë edhe me politikanët. Ata çdo ditë po grumbullohen në ndeja, ku po grumbullohen dhjetëra persona, pa respektuar fare masat anti-Covid.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku zyrtarët e AAK-së janë mbledhur në fshatin Banjë të Malishevës në një darkë.
Në foton e publikuar nga kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ku i pranishëm është edhe deputeti Haxhi Shala, dhe Ahmeti Isfui e Muharrem Nitaj nga kjo parti, shihet se fare nuk respektojnë masat.
“Një takim shumë miqësor me rastin e fundvitit. Te Kështjella e Azem Limajt, së bashku me Haxhi Shalën dhe kolegët e tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.