×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Serbia nuk e njeh Kosovën as me Joe Biden

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer thotë është shprehur skeptik nëse administrata e re e Joe Biden do ta bind Serbinë që ta njohë Kosovën. Serwer në një intervistë për Gazetën Express tha se një marrëveshje finale mes dy vendeve nënkupton shkëmbimin e ambasadorëve, e që profesori i Johns Hopkins nuk e sheh si vullnet të presidentit Vuçiq.

    Ai foli edhe për Gjykatën Speciale, e sipas tij shumë nga krimet e pasluftës janë kryer nga shqiptarët, pasi sipas tij forcat serbe ishin larguar dhe fokusi i Dhomave të Specializuara është aty

    Tensione në Novi Pazar, persona të armatosur nuk lejojnë ndërtimin e një qendre islamike
    Serwer thotë poashtu se BE’ja nuk po i bën mjaftueshëm presion Serbisë që të ndalë retorikën raciste ndaj kosovarëve.

    Profesori amerikan tha se emri për një president të ri nuk është e vështirë të gjendet por se është vështirë që të sigurohen votat.
    A mendoni se administrata e presidentit të zgjedhur Joe Biden do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duke nënshkruar një marrëveshje finale?

    Daniel Serwer: Nuk e di. Varet kryesisht nga Serbia. Nuk shoh ndonjë shenjë tani se presidenti Vuçiq është i përgatitur që ta njohë Kosovën dhe t’i shkëmbejë ambasadorët, që është definicioni im i një marrëveshjeje “finale”.

    Cili është opinioni juaj rreth ngërqit politik për presidentin, a mendon se partitë politike do të gjejnë një emër për president apo zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe do të mbahen në përputhje me afatin kushtetues?

    Daniel Serwer: Shpresoj që afati kushtetues do të respektohet. Nuk është vështirë të gjendet një emër për president. Ajo që është e vështirë është sigurimi i votave të nevojshme. Kjo nuk ka ndodhur ende.

    A mendoni se Dhomat e Specializuara të Kosovës do të sjellin drejtësi, duke gjykuar vetëm shqiptarët për kohën e luftës?

    Daniel Serwer: Fokusi i Dhomave të Specializuara është në periudhën e pasluftës, e cila nuk është mbuluar nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë (ICTY). Shumë nga krimet e periudhës së pasluftës brenda Kosovës janë kryer nga shqiptarët, sepse forcat serbe të sigurisë ishin larguar (me përjashtim të veriut). Ato krime, siç është e qartë nga aktakuzat deri më tani, janë kryer kundër shqiptarëve dhe serbëve. Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë, i cili kishte mandat vetëm për krimet që janë kryer gjatë luftës, i ka akuzuar serbët dhe shqiptarët.

    A jeni optimist se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë në marrëveshje reciproke mes dy shteteve?

    Daniel Serwer: Jo. Dëshiroj që kjo të ndodhë, por ende nuk po shoh ndonjë shenjë që do të ndodhë të në ardhmen e parashikueshme.

    A mendoni se BE’ja nuk është duke bërë presion mjaftueshëm që zyrtarët shtetërorë serbë të mos përdorin terma racistë ndaj kosovarëve si dhe të japin informata rreth varreve masive në lokacione të ndryshme në Serbi?

    Daniel Serwer: Jo, nuk kam dëgjuar mesazhe mjaftueshëm të qarta nga BE-ja rreth gjuhës abuzuese të zyrtarëve shtetërorë serbë apo për angazhimin e tyre për t’i fshehur varrezat masive.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme,...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit me fillim nga ora 19:00 në kuadër të kualifikimeve për...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.