Zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani sot ka thënë se deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka pranuar koalicionin me Nismën Socialdemokrate, liderin e së cilës, Fatmir Limajn e ka akuzon publikisht për përfshirje në atentatin ndaj tij.
Zogiani këto komente i ka bërë në Facebook duke thënë se LDK-ja është parti e çuditshme.
Sipas zyrtarit të LVV-së, një subjekt i tillë politik është i rrezikshëm për vendin. Ai shton se LDK-ja është parti që është në gjendje të bëjë gjithçka për interesa të ngushta.
Për këto komente, Avni Zogianit i kanë reaguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga LDK-ja, këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj ka thënë se Zogiani me këtë deklaratë sot ka ofenduar të gjithë aktivistët e vrarë e të plagosur.
“Të gjithë aktivistët e LDK-së të vrarë e të plagosur, familjarët e tyre dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi në përgjithësi. Njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në asnjë strukturë politike e publike. I bëj ftesë publike secilit, por në veçanti Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ta dënojnë dhe të distancohen nga ky veprim i ulët dhe i poshtër i një zyrtari të LVV-së”, ka shkruar Gecaj./GazetaExpress/