×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kolegji elektoral konfirmon fitoren, Joe Biden president i ri i SHBA-së

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.

    Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme për të t’u zgjedhur president i 46 i Shteteve të Bashuara, raporton cnn.

    Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale.

    I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Theksojmë se edhe këtu demokrati do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.

     

    Vlen të theksojmë se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte i rëndësishëm.

    Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.

    Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 Janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

    Ndryshe, inaugurimi presidencial ku demokrati pritet të marrë detyrën është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin për ujërat shëruese termale, u bë një pikë e rëndësishme provash...
    Lajme13 Shtator 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.