Prokurori ka thënë se nuk ka përfunduar tërësisht hetimi lidhur me rastin e Salih Mustafës dhe kanë mbetur disa hapa të cilët duhet të ndërmerren.
Ai tutje ka shtuar se nëse ka mbetur ndonjë punë për të bërë ajo nuk do të ndikojë në procesin e nxjerrjes së materialeve.
Sipas tij, gjykimi mund të fillojë vitin tjetër në një datë më të hershme. Sipas prokurorisë hetimet që kryhen nga zyra e tyre nuk janë vetëm për këtë çështje gjyqësore prandaj kjo mund të ndikojë në gjatësinë.
“Momentin kur mund të dorëzojmë dosjen tonë paragjyqësore. Do ta dorëzojmë me 15 shkurt të vitit të ardhshëm, jo vetëm dosjen paragjyqësore por edhe materialet tjera”, ka thënë ai.