
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur fjalim para qytetarëve në Koshare të Ferizajt ku atyre iu drejtoi një sërë lëvdatash dhe premtimesh njëkohësisht.
Ai tha se njerëzit e tillë të vlerave do të jenë shembulli me të cilin do të qeverisë.
“Kam thënë se ferizajasit janë njerëz të lirisë, shkencës, zhvillimit punës. Në Ferizaj i gjeni vlerat tuaja dhe të jetës sonë artin, kulturën, moralin. Ferizaj dhe Koshare keni me kënd me u lidhë. Unë jam lidhur me ju. Me bashkimin e Labit kemi arritur të bëhemi të fortë”.
“Si jam kthyer kemi punuar vazhdimisht dhe e kemi nxjerrë nga kriza, por edhe krejt projekteve të mëdha Ferizajt ju kam thënë po. Asnjë projekt i kësaj komune me dije teme nuk është kthyer prapa”.
“I kam kryer disa punë të mëdha të vendit dhe jemi bë vetvetja. Kosova nëse nuk është vetvetja atëherë humb në substancë dhe miqtë s’na repsektojnë nëse se dojmë veten”.
Haradinaj duke ua kërkuar votën e 6 tetorit ferizajasve iu tha se Kosovën do ta bëjë vend për të rinjtë dhe të moshuarit duke mos i lejuar që ta lëshojnë vendin./Front Online/