×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkësia Islame për varrosjen e qytetares serbe: Harmonia dhe toleranca janë virtyte të shqiptarëve

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Një e moshuar serbe ka vdekur sot në Prishtinë, e për varrimin e saj u përkujdes Komuna e Prishtinës bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës.

    E për këtë veprim, BIK’u tha se është harmoni dhe tolerancë që janë virtyte të shqiptarëve.

    Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të BIK’ut:

    Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Bashkësia Islame i organizon ceremoninë e varrimit

    Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb ka vdekur sot. Ajo ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremonitë fetare.

    Këtë përgjegjësi e mori Këshilli i Bashkësisë Islame e cila në bashkëpunim me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar.

    Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar KBI për organizimi e ceremonisë mortore.

    “Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa...
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.