×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së punësohet në Ministrinë e Drejtësisë

    FrontOnline
    15 Shtator 2019

    Ministria e Drejtësisë ia ka bërë një vend pune anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Petrit Reçicës.

    Reçica më 5 gusht është zgjedhur udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve në ministrinë e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.

    Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë për përzgjedhjen e kandidatit më të suksesshëm, thuhet se Reçica është përzgjedhur në këtë pozitë pasi sipas tyre, ka mbledhur 90.8% të pikëve.

    Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë për punësimin e Petrit Reçicës

    Sipas konkursit të hapur më 11 korrik, Reçica do të kryejë një sër detyrash në pozitën e re.

    Nga detyrat e përshkruara në konkurs, ai parashihet të udhëheqë “punën e gjithmbarshme të divizionit dhe do të ndihmojë mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e objektivave”.

    Reçica angazhohet edhe për të identifikuar, propozuar dhe analizuar politikat për fushën e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së Punës së Profesioneve të Lira.

    Më 18 korrik, Petrit Reçica ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së PDK-së.

    Nga votat e Këshillit Drejtues të kësaj partie, ai kishte dalur ndër 20 anëtarët më të votuar brenda partisë, duke u radhitur në vendin e 18.

    Edhe një anëtare e PDK-së kishte gjetur punë në ministri.Valentina Hamza është bërë udhëheqëse e Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë në Ministrinë e Integrimit Evropian, që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha.

    Valentina Hamza, përveç që i shërben PDK-së si aktiviste, ka edhe një afërsi me ish-deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.