×
  • Lajme
  • Lajme

    Një prej njerëzve kryesor të AAK’së në Qeveri lobon për Haradinajn president

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon të insistojë që kryetari i saj, Ramush Haradinaj të jetë president i ri i vendit.

    Këtë herë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi që vjen nga AAK, ka lavdëruar tiparet e shefit të tij në parti, duke thënë se Haradinaj është një vlerë e shtuar që përbën denjësisht një kandidat për president.

    Ai ka thënë se Haradinaj është person unifikues, edhe se këtë sipas tij e ka dëshmuar edhe në dy mandatet që ka pasur si kryeministër.

    “Unë kam punuar në presidencë më herët, andaj i di mirë kushtet formale për të qenë president. I di nenet e Kushtetutës. Por e di mirë gjithashtu se nevojitet një vlerë e shtuar. Ajo ka të bëj me dimensionin e karakterit dhe lidershipit. Presidenti është unifikues, Ramush Haradinaj ka qenë gjithmonë unifikues edhe i spektrit politik të brendshëm, por edhe të jashtëm. Presidenti duhet të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve. Gjatë dy mandateve të Haradinajt si kryeministër kemi pasë një garantim të këtij funksionimi”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Kosova ka hyrë tashmë në një situatë të paqartë politike, pasi partitë nuk po kanë pajtueshmëri për zgjedhjen e presidentit.

    Propozimi i AAK-së aktualisht nuk po përkrahet nga asnjëra prej partive të mëdha në Kosovë, teksa partia opozitare, PDK ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat tjetër për president.

    Në ndërkohë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë për Express se për këtë pozitë nuk duhet të ketë ultimatume por kompromise të mëdha.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në një pauzë gjatë zhvillimit të seancë së sotme. Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës, Saranda...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ilir Bytyqi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar. Kjo u bë pas një procesi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka falënderuar Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i pazgjidhur edhe 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Sport12 Shtator 2024
    FC Prishtina ishte rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në fillim të këtij sezoni, pas një kohe të gjatë “shtegtimi”, për shkak të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.