Që nga 13 nëntori e deri më sot, janë regjistruar 17 mijë e 662 raste të reja me koronavirus.
Nga vendosja e masave, janë testuar 42 mijë e 883 persona. Fatkeqësisht, 376 persona nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin nga 13 nëntori e deri më sot.
Kurse, në 28 ditët e fundit janë shëruar 15 mijë e 555 persona nga Covid 19.
21 qytete të Kosovës janë në Zonën e Kuqe, ku nga ora 19:00 deri në 05:00 kanë orë policore.
Po ashtu ndalohet që çdo lloj aktiviteti të zhvillohet, duke përfshirë këtu edhe shërbimet “Take Away”.