×
  • Lajme
  • Lajme

    Reeker: Për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike.

    “Strategjia jonë e sigurisë kombëtare përfshin interesin tonë për ta bërë Evropën të fortë dhe të lirë. Dhe sa më i fortë të jetë Ballkani Perëndimor, aq më e fortë është Evropa dhe partneriteti ynë transatlantik “, ka thënë Reeker gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin 2BS, të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi.

    Si shembull të suksesshëm të udhëheqësisë amerikane në këtë rajon, Reeker ka përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington.

    “Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme,” ka thënë zyrtari amerikan.

    Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Reeker ka thënë se zgjedhjet e fundit në Mal të Zi përbëjnë ndryshim të rëndësishëm politik.

    “Ne vlerësojmë angazhimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për vlerat e përbashkëta euro-atlantike, qëllimin e tij për të qëndruar në atë kurs si anëtar i NATO-s dhe për të ndërmarrë reformat e nevojshme në Malin e Zi si vend që aspiron për në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash ai.

    Qeveria e Krivokapiqit në Mal të Zi është e para në tri dekadat e fundit që nuk është formuar nga Partinë Demokratike të Socialistëve.

    Lidhur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga ana e Bullgarisë për shkak të gjuhës, Reeker ka vlerësuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë marrë hapa të rëndësishëm dhe të vështirë në rrugën drejt integrimit evropian.

    “Është zhgënjyese të shohësh vonesa në disa hapa burokratikë që përsëri vendosin në pikëpyetje negociatat e pranimit dhe nxisin çështjen e besueshmërisë së BE në rajon,” ka thënë ai.

    Si penguese të proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Reeker ka përmendur Rusinë dhe Kinën.

    “Rusia po përpiqet të mbjellë kaos politik dhe të përfitojë prej tij, Kina po përpiqet të blejë besnikërinë e rajonit përmes investimeve strategjike, të ngarkuara me hua që do të jenë një barrë për brezat e ardhshëm”, ka thënë zyrtari amerikan.

    I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të rikthejnë besimin në rajon, i cili, sipas disa vlerësimeve, është dëmtuar gjatë mandatit të administratës së presidentit Donald Trump, Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndajnë një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.