×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici përgjak me shufër metalike një 19-vjeçar në Mitrovicë, doli në “orë policore”

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Dhuna policore, e cila u intensifikua u bë temë aktuale së fundmi në Shqipëri, ka shpërthyer e eskaluar edhe në Mitrovicë.

    Një 19 vjeçar me iniciale Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues, shkruan Reporteri.net.

    E gjithë ngjarja ndodhi kur sot rreth orës 5:00 (mëngjes i hershëm), 4 djem vushtrrias ishin ndalur nga 2 zyrtarë policorë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë dhe ishin udhëzuar të shkojnë në shtëpi pasi akoma ishte “ora policore”.

    4 të rinjtë, që kishin kaluar natën pranë një zjarri tek ky liqen, meqë nuk kishin gjetur transport për kthim në shtëpi pas orës 19:00, thonë se kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin.

    Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dhunë fizike mbi ta. Viktima që u përgjak thotë se iu bind policit, por pavarësisht kësaj ai e goditi.

    “Ne e kemi fikur zjarrin dhe jemi nisur për shtëpi dhe me pas kemi kaluar rreth 20 m, njëri prej tyre ka kërkuar që të vrapojmë. Menjëherë pas kësaj, ka filluar të na godas, ashtu që fillimisht njërin prej shokëve të mij e ka goditur me shkelm në shpinë, tjetrin në këmbë, pastaj ka nxjerr shufrën metalike dhe më ka goditur në këmbën e majtë, pastaj dorën e majtë dhe derisa ishte duke më goditur, i kam thënë mos më godit, e pas kësaj, ka vazhduar me goditje disa herë në kokë, me shufër metalike, me ç’rast më ka shkaktuar plagë dhe ka filluar gjakderdhja.”, ka thënë Sh.B për Reporterin.

    Djali thotë se, ndonëse i gjakosur, Policia e la ashtu në rrugë. Ai thotë se ka shkuar vetë në emergjencë dhe pastaj është shoqëruar në Stacion nga i njëjti polic që pretendohet se e kishte rrahur, ku është mbajtur deri në ora 12:00.

    “I gjakosur, mezi kam arritur të shkoj në Emergjencë, ku më është ofruar ndihma e parë dhe personeli mjekësor e ka ftuar policinë”, ka shtuar ai.

    E se personi ka qenë në Emergjencën e Mitrovicës, e konfirmojnë dokumentet që ka siguruar gazeta. Aty evidentohen edhe plagët.

    Gazeta ka pyetur Policinë e Kosovës, e cila e ka konfirmuar se ka pasur një rast në këtë lokacion dhe, sipas Avni Zahitit, ai është cilësuar si “pengim i personit zyrtar”. Megjithatë, Zahiti e konfirmon se rastin e kanë marrë Inspektorati Policor, pasi 19 vjeçari është ankuar për dhunë.

    “Rreth orës 4:00 të mëngjesit ka ndodhur një rast që ëshjtë inicuar “pengim i personit zyrtar”. Bëhet fjalë për një 19 vjeçar që është shoqëruar në Polici. I dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit. I dyshuari ka paraqitur ankesë dhe rastin e kanë marrë IPK-ja”, ka thënë Avni Zahiti për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ndërkohë, viktima ka thënë se nga dhuna po ka probleme edhe tani. Ai ka deklaruar se para pak momentesh është drejtuar në Spitalin e Vushtrrisë, për shkak të kokëdhimbjes së padurueshme e pamundësisë për të fjetur, si pasojë e goditjeve me shufër metalike.

     

     

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Njohësit e çështjeve ekonomike po e vlerësojnë të pamjaftueshme rritjen ekonomike prej 3.9 për qind për këtë vit, sipas parashikimeve të Bankës...
    Sport08 Shtator 2024
    Kristjan Asllani dhuroi një paraqitje dinjitoze në triumfin që Shqipëria e arriti në udhëtim ndaj Ukrainës me rezultat 2-1. Me të përfunduar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta ne relievet malorë. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim...
    Lajme08 Shtator 2024
    I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë, shoqatat serbe i vendsën bllokadat në pikat kufitare. Ajo në Jarinjë u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.