×
  • Lajme
  • Lajme

    Peja del nga zona e kuqe, largohet ora policore

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e komunave sipas numrit të personave me coronavirus, ku në zonën e kuqe janë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna dhe në zonën e gjelbër 13 komuna.

    Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, komuna e Pejës është larguar nga zona e kuqe duke kaluar kështu në zonën e verdhë, ku me këtë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore).

    Masat e reja të cilat vlejnë për Komunën e Pejës pas kalimit në zonën e verdhë:

    1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19″.

    2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim”merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

    3. Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë në përputhje me “Manualin për mbrojnë nga përhapja e Covid-19”.

    4. Transporti publik lejohet të punojë me 50% te kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

    5. Taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”.

    6. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura;stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

    Ndryshe në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 590 raste të reja me coronavirus.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.