×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të premten ka nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Mbretërinë e Bashkuar. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur nënshkrimin zëvendës ambasadori, Jacob Webber.

    Ministri Abrashi falënderoi zëvendës ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës, duke potencuar faktin se kjo marrëveshje thellon edhe më shumë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

    “Sipas kësaj marrëveshjeje, Transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar”, thuhet në komunikatën për media nga MIA.

    Më tutje, një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit.

    Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit./frontOnline/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.