×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosja partia më e pasur në Kosovë për vitin 2019

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të dhënat sa i përket raporteve financiare të subjekteve politike. Lëvizja Vetëvendosje prin me pasuri në krahasim me partitë tjera politke.

    Në pasurinë e subjekteve politike përfshihen tokat, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet, paratë dhe pasuritë tjera.

    Në këtë listë prin Lëvizja Vetëvendosje me 136 mijë e 508 euro sipas publikimit të KDI’së.

    Pas VV’së rreshtohet PDK’ja me 70 mijë e 986 euro, AAK’ja me 45 mijë e 255 euro, Nisma me 42 mijë e 044 euro dhe Lista Serbe me 40 mijë e 255 euro.

    Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar vetëm 12 mijë e 817 euro pasuri duke u renditur si subjekti i tetë me më së shumti pasuri.

    Subjektet politike parlamentare duket që janë në borxhe të shumta, në kuptim të bilancit negativ mes të hyrave dhe shpenzimeve që ato kanë deklaruar përgjatë vitit 2019.

    Ato kanë deklaruar 4 milion e 665 mijë euro të hyra, ndërsa kanë shpenzuar 5 milion e 433 mijë euro. E si burim kryesor të të hyrave të tyre, subjektet politike i kanë deklaruar mjetet që marrin nga buxheti i shtetit, përmes Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.

    Në përgjithësi, subjekti me më së shumti të hyra të deklaruara për vitin 2019 është PDK me mbi 1,2 milion euro. Pas PDK-së radhiten LVV me mbi 1,1 milion euro, LDK me mbi 910 mijë euro, AAK me mbi 320 mijë euro, LS me 300 mijë euro, NISMA me 200 mijë euro, AKR me 120 mijë euro, KDTP me rreth 90 mijë euro dhe koalicioni VAKAT me rreth 65 mijë euro. Pas tyre renditen subjektet tjera Alternativa, PLE, PAI, NDS, PREBK, JGP të cilat kanë deklaruar rreth 30 mijë euro të hyra secila.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Zyra e Kryeministrit ka bërë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një  sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje. Sinjali raporton se bazuar në dyshimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.