×
  • Lajme
  • Lajme

    QKSS: Policia e Kosovës përballet me shpërndarje joadekuate të gradave

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin “Gjendja aktuale e integritetit në Policinë e Kosovës” në konferencën e mbajtur në Prishtinë, ndërsa thuhet se viteve të fundit, integriteti i Policisë së Kosovës kanë hasur në sfida të ndryshme marrë parasysh edhe situatën e rënduar me pandeminë COVID-19.

    Në raport thuhet se zyrtarë të shumtë policorë u janë nënshtruar hetimeve penale nga mekanizmat përkatës të sundimit të ligjit për vepra të pretenduara penale në lidhje me shkelje të procedurave ligjore që rregullojnë detyrat e tyre zyrtare, ndërsa po ashtu Policia përballet me shpërndarje joadekuate të gradave.

    “Në anën tjetër, një zhvillim tjetër i papritur ishte vendimi i kryeministrit të Kosovës i marrë në tetor 2020 për shkarkimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës që i ka hapur rrugën ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik nga partitë në pushtet mbi Policinë e Kosovës”, thuhet në raport.

    Sipas QKSS-së, kjo mund të ketë ndikim të dukshëm në dekurajimin e reformave strukturore në polici, veçanërisht në menaxhimin e burimeve njerëzore.

    Raporti i QKSS-së analizon legjislacionin në fushën e integritetit policor, ndërsa si sfida kyçe mbesin miratimi i legjislacionit shtesë për sinjalizim dhe ndryshimi i Ligjit për deklarimin e pasurisë që ende nuk janë miratuar.

    “Mungesa e vullnetit politik, e shoqëruar edhe nga kriza e vazhdueshme politike, ka pasur ndikim të rëndësishëm negativ në këtë drejtim. Po ashtu, nuk dihet ende nëse policia ka miratuar apo jo Rregulloren për Integritet. Mosmiratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm për zyrtarët policorë dhe Ligjit për trajtimin e invaliditetit vazhdon të sfidojë efektivitetin e Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, Plani aktual i Integritetit të Policisë së Kosovës është i vjetruar dhe ende nuk është miratuar plani i ri.

    Për më tepër, efektet e këtij dokumenti strategjik të policisë janë minimizuar edhe nga mos përfshirja e mekanizmave të jashtëm të mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës në hartimin e tij, marrë parasysh rolin që luajnë mekanizmat e tillë në mbikëqyrjen e çështjeve për integritetin në Policinë e Kosovës.

    Krahas kësaj, raporti ka analizuar mekanizmat e brendshëm të policisë në ngritjen e integritetit.

    Në këtë drejtim, mekanizmat e kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës kanë identifikuar një numër të lartë të ankesave të pabazuara të parashtruara në këto mekanizma gjatë vitit 2019. Për pasojë, gjasat janë të mëdha të ketë pasiguri në lidhje me procedurat e raportimit dhe përpunimit të ankesave, qoftë nga qytetarët ose nga vetë zyrtarët policorë.

    Sfidat serioze mbesin edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, gjegjësisht Policia e Kosovës përballet me shpërndarje joadekuate të gradave në departamentet e veta dhe disa departamente përballen me mungesa në plotësimin e pozitave me gradat adekuate, ndërsa departamente të tjera e kanë tejkaluar numrin e gradave të parapara në disa pozita.

    Sa i përket menaxhimit financiar, në këtë raport më tej thuhet se Policia e Kosovës e ka përmirësuar ekzekutimin e buxhetit të vet në vitin 2020./

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.