Partitë politike kosovare aktualisht nuk janë duke gjetur gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kreu i LDK-së ka thënë se me shumë gjasë vendi po shkon drejt zgjedhjeve, pasi s’ka pajtim as për një tryezë të përbashkët.
Megjithatë një koalicion të mundshëm me PDK-në, me qëllim të zgjidhjes së ngërçit për pozitën e presidentit po e kundërshtojnë nga Lidhja Demokratike.
Anëtari i kësaj partie, Naser Rugova, ka thënë se është kundër pazareve dhe një koalicioni me PDK’në. Sipas tij, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për një kandidat konsensual, atëherë zgjedhjet janë rruga e vetme.
“Në politikë duhet ruajtur parimet bazë!
Jam kundër koalicionit me PDK dhe kundër pazareve me postin e presidentit!
Po nuk u arrit koncenzusi i nevojshëm për një president koncensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!”, ka shkruar Rugova.
https://www.facebook.com/naser.rugova/posts/10158105815568752