×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK s`ka vota për asnjë kandidat për president që nuk është nga subjekti i tyre

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka përsëritur qëndrimin se PDK-ja mund të ofrojë vota për presidentin vetëm nëse është një kandidat i propozuar nga kjo parti për këtë post.

    “PDK-ja natyrisht që në radhët e saj ka figura të rëndësishme. Ndonëse kjo çështje është kryekëput e partive në pushtet, atëherë i mbetet koalicionit qeverisës të ofrojë emrin, një dakordësi dhe të ketë qartësi lidhur me pozicionin e presidentit”.

    “Janë parti që udhëheqin me institucionet e vendit dhe barra kryesore iu bie atyre. Kur ka ftesa që PDK-ja të votojë për ndonjë kandidat, natyrisht që ne do të bëhemi pjesë e këtij votimi dhe do të përkrahim vetëm kandidaturat që vijnë nga PDK-ja. Është mesazh i qartë I të gjitha organeve, kryesisë dhe lidershipit të PDK-së, sepse ne edhe ashtu po ballafaqohemi me një proces aspak të lehtë. Ndërprerja e mandatit të Hashim Thaçit, për shkak të Gjykatës Speciale, e ka rënduar këtë pozicion. E kuptojmë që Kosova ndodhet në një udhëkryq, për faktin se njëri prej pozicioneve më të rëndësishme të vendit është vakant. Për ne është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe ky pozicion të mos mbetet vakant, por t’i japim zgjidhje”.

    “Në momentin që kërkohet që ne të votojmë blanco për dikë, natyrisht që ne nuk do ta japim asnjëherë votën tonë si subjekt politik kur ky kandidat nuk do të jetë nga radhët e PDK-së. Kjo çështje kërkon harmonizim të qëndrimeve të partnerëve të koalicionit, pasi për presidentin nevojiten 2/3-at e votave dhe një shumicë e tillë parlamentare nuk mund të arrihet nëse nuk ka konsensus të forcave politike parlamentare rreth kësaj figure që duhet të jetë kredibile dhe që paraqet unitetin e qytetarëve të Kosovës”.

    Ajo, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se çështja e presidentit nuk ndërlidhet aspak me përfshirjen e mundshme të PDK-së në qeveri duke ripërsëritur se PDK-ja do të mbesë në opozitë.

    “Çështja e presidentit është komplet çështje e ndarë prej procesit të përfshirjes së PDK-së në qeveri. Do të mbesim në opozitë, sepse është vullnet i gjithë anëtarësisë, kryesisë dhe i të gjitha strukturave dhe nuk duhet të ketë asnjë ndërlidhje mes pozicionit të presidentit dhe përfshirjes së PDK-së në qeveri. Do të mbesim në opozitë ashtu qysh kemi mbetur nga muaji tetor. E kemi qartësuar që do ta respektojmë në plotni vullnetin e qytetarëve që na e kanë përcaktuar në zgjedhjet e 6 tetorit”.

    Deliu-Kodra ka deklaruar se subjektet politike që kishin vija të kuqe për PDK-në e kanë kuptuar që PDK-ja është fuqia kryesore.

    “Një argument që qëndron është që e kanë kuptuar që PDK-ja është fuqia kryesore. Vendi stagnon nëse ne nuk jemi aty dhe nuk ju japim zgjidhje. Më vjen mirë që të gjitha ato subjekte politike që në fushatë e kanë linçuar me radhë PDK-në, përfshirë LDK-në, Vetëvendosjen dhe të tjerat, e kanë kuptuar qartë që duhet kompromise dhe t’i ofrohet bashkëqeverisje”.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur...
    Të tjera
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim. Ilazi tha se sipas saj...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna. Për Klankosova.tv...
    Vip08 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.