U deshën shumë muaj që qytetarët e Kosovës t’i gëzoheshin lajmit për tërheqjen e 10% nga Trusti.
Që, nga nesër në orën 15:00 do të hapet platforma online për aplikim për të gjithë ata qytetarë që kanë kursime në Trustin Pensional të Kosovës.
E, për këtë Trusti është i gatshëm.
Jeton Demi zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë për FrontOnline se besojnë se webfaqja e re e përgatitur për këtë çështje do të përballojë fluksin e lartë të kërkesave.
“Webfaqjaështëpërgatitur tani është platformë e re dhe është e ndërtuar mbi teknologjinë e fundit të ruajtjes dhe marrjes sëinformacionit, besojmë që do t’i përballojë të gjitha kërkesat, fikusin e lartë, por duke qenë se ndodhë hera e parë për ne që të kemi njëprojekt të tillë pritet ta testojmë, ta shohim se si do të funksionojë, pritshmëritëi kemi të mëdha dhe pozitive”, ka deklaruar Demi.
Ai, ka pranuar që nga e hëna fluksi i qytetarëve në objektin e Trustit ka qenë shumë i madh, por se më së shumti vizita janë bërë për të marrë gjendjen e pasqyrës.
Por, ka thënë se ka pasur edhe qytetarë që janë interesuar për mënyrën e aplikimit.
“Ne kemi po ashtu, qytetarëkontribues që vijnë dhe interesohen për pasqyrat e aplikimit, kemi përgatiturnjëfletushkë e cila i jepet secilit kontribues, ku janë të shënuara detajet, faqja, adresa elektronike ku aplikohet dhe informacionet që kërkohen dhe që do tëjenë tëobligueshëm, numri personal, llogaria bankare aktive në Kosovë. Të obligueshëm nuk do të jenë numri I telefonit dhe adresa e emailit, por për çështje të kontaktit do tëishte mirë t’i kemi , por kjo nuk do ta kufizojë aplikimin. Nëse dikush nuk ka ose nuk dëshiron ti ndajë këto të dhëna personale nuk do të ndalet procesi iaplikimit”, ka deklaruar ai.
I, pyetur se pas sa dite aplikimi një qytetar mund t’i ketë mjetet nëxhirollogarinë e tij, Demi ka pohuar se kjo nuk varet e gjitha nga Trusti.
“Ne nuk mund të japim përgjigje finale, definitive për këtë sepse nuk jemi zinxhiri i plotë edhe i autorizimit edhe i kalimit tëmjeteve në llogari, për shkak se ne bëjmë autorizim, dërgojmë lista për pagesë në banka, por bankat janë institucioni final, hallka e fundit ku kontribuesit do të mund ti marrin mjetet. Andaj, nuk kemi një përgjigje definitive të sigurt që do të jetë kaq. Ne kemi synuar njështatë ditësh tëdëshirueshëm për t’u arritur pra është objektiv i yni së paku këtë dyjavëshin e parë, por duhet parë teknikisht edhe sa do të kemi fluks”, ka deklaruar Demi, për FrontOnline.
Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, SafetGërxhaliu thotë se pritjet e qytetarëve nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, e në të cilin bën pjesë edhe tërheqja e 10% janë shumë më të mëdha sesa që janë realitet.
Madje, ai thotë se sikurse ky ligj të dërgohet në Kushtetuese kjo e fundit do ta kthejë prapa.
“Përparësia e ligjit është me efekt psikologjik sepse pritjet e qytetarëve nga ligji janë shumë më të mëdha sesa që janë në realitet dhe dua të besoj që Qeveria duhet të mendojë si të zbatohet sa më shpejtë dhe çka pas shpenzimit të këtyre mjeteve , prandaj besoj që duhet të kemi një gjakftohtësi, duhet ti ulemi pritjet nga ky ligj dhe duhet vërtetë të ketë mbulesë ligjore , është situatë emergjente sepse me siguri në rrethana normale kushdo që kish me dërgu këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese kish me kthy si të pabazë sepse vet fakti që nuk ka ligji në vete gjithëpërfshirje, vet fakti që ka një qasje selektive besoj se i jep një komponent tjetër këtij ligji”, ka thënë ai.
Sipas tij, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka promovuar një mos unitet politik në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare të Trustit numri i kontributdhënësve në Trust është 639 mijë e 264./FrontOnline/