×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nesër në 15:00”, gjithçka që duhet të dini për tërheqjen e 10 % nga Trusti

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Zëdhënësi i Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Jeton Demi ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit të qytetarëve për të tërhequr 10% e kontributeve në Trust.

    Ai në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7, ka thënë se aplikimi do të zgjas për 4 muaj.

    “Nesër nga ora 15:00 hapet portal për të filluar aplikimi dhe pastaj kemi edhe 4 muaj afat pastaj për të aplikuar të gjitha kontribuuesit për mjetet e tyre”, ka thënë Demi.

    Demi ka folur edhe për rrezikun e mosfunksionimit të uebfaqes për shkak të fluksit të madh të qytetarëve.

    “Do ta testojmë uebfaqen e re. Besojmë e kemi kaluar këtë vështirësi dhe që nuk do të kemi problem me të”, ka thënë ai.

    Ai  ka thënë që për të aplikuar nevojitet vetëm numri personal i kontributdhënësit dhe numri i llogarisë bankare.

    “Në momentin që ai e kryen aplikimin deri aty ne e kemi vendosur edhe email dhe numrin e telefonit që nëse kontributdhënësi e  sheh të arsyeshme mund t i shkruaj por edhe jo. Momenti i fundit është konfirmimin se a don ta konfirmoj apo jo procesin”, ka deklaruar ai.

    Për s ai përket kohës se kur do tu dalin mjetet kontributdhënësve në llogari, Demi ka thënë që është një periudhë kohore 7-14 ditë.

    “Ne kemi vendosur një projeksion 7 ditësh fillestar por ky është një projeksion me disa kushte dhe në disa raste të caktuara të qasjes dhe të numrit të atyre që futen dhe aplikojnë. Maksimimu do të jetë nga 7 deri në 14 ditë. I kemi ndarë në dy blloqe. Pra disa do të paguhen në një bllok e disa në tjetrin. Dikush mundet me prit 7 ditë e dikujt mund ti dal pagesa për një ditë. Varet kur aplikon”, ka thënë ai.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati kritika të shumta për qeverinë sa i përket sistemin të shëndetësisë në Kosovë. Sipas tij, për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për kthim mbrapa e dëm të sovranitetit të vendit gjatë këtij mandati. Ai tha...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Kështu ka thënë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po përjeton izolim të paparë. Ajo tha se Qeverisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.