Ndonëse janë partner koalicionii në nivelin qendror, AAK-ja nuk po e kursen nënkryetarin e LDK-së, Gazmend Muhaxherin.
Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, i cili ka qenë edhe kryetar i Pejës, në një prononcim për portalin FrontOnline, ka folur, siç ka thënë ai, për keqmenaxhimin e kësaj komune nga kryetari Gazmend Muhaxheri.
Berisha tha se Muhaxheri duhet të merret me parandalimin dhe ndërprerjen e proceseve korruptive që ndodhin në Komunën e Pejës
“Po dihet që në komunën e Pejës kanë telashe që shumë vite me menaxhimin e rregullt të Komunës, shumë raste janë në prokurori. Disa nga bartësit e funksioneve në Komunë tashmë janë të dënuar dhe disa të tjerë janë në procedura gjyqësore, mirëpo me qenë se postet e tilla janë politike bartës të kryetarit, atëherë AAK-ja e drejton gishtin nga kryetari i Komunës në mënyrë që ai duhet të merret me parandalimin dhe ndërprerjen e proceseve korruptive që ndodhin në Komunën e Pejës”, deklaroi Berisha.
Ai tha se disa nga drejtorët në Komunën e Pjesë dhe stafi politik i kryetarit kanë qenë në procese gjyqësore për të cilët tashmë ka edhe vendime.
“Dihet se në procedura gjyqësore ka qenë drejtori I inspektoratit në Komunë mandej shefi I kabinetit të Kryetarit mandej zyrtari ligjor i kryetarit të komunës d.m.th. të gjitha këto janë raste të trajtuara nga Gjykata dhe për disa prej tyre ka vendim gjyqësor. Gjithashtu janë edhe shumë procese të tjera të cilat janë në procedura gjyqësore në gjykatat e ndryshme”, tha ai.
Ish-kryetari i Pejës, foli edhe për dhënien e tenderëve në këtë Komunë.
Ai akuzojë Komunën e Pejës se iu ka dhënë tender kompanive të cilat kanë ofertuar me çmime më të lartë.
Berisha tha se dhënia e këtyre tenderëve le vende për dyshime për korrupsion.
“Dihet që Komuna e Pejës ka problem me ndërrimin e pronave që flitet për keqpërdorimi të pronës komunale në procesin e ndërrimit të pronave, ka shumë ndërtime pa leje dhe shumë procese tjera, dhënia e tenderëve të kompanive të cilat me procedura apo në procesin e tenderimit nuk janë më të lira por janë të dytat të tretar apo të katërta dhe të gjitha këto lejnë vend për dyshime për korrupsion”, tha ai.