×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata për Bashkëpunim Islamik u bën thirrje vendeve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përshëndet dhe e mirëpret miratimin e rezolutës për Kosovën të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), në sesionin 47 të saj, në Niamey, kryeqyteti i Nigerit.

    Përmes kësaj rezolute, shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik u bëjnë thirrje vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që të veprojnë në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke shtuar se kjo do t’i shërbente paqes në rajon dhe më gjerë.

    Në rezolutë përpos tjerash nënvizohen të arriturat e Kosovës në fuqizimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve funksionale. Po ashtu, përmendet stabiliteti në vend, respektimi i të drejtave të njeriut sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të cilat janë të mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

    Organizata për Bashkëpunim Islamik, gjithashtu, mirëpret bashkëpunimin e Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ndërsa u bën thirrje vendeve anëtare të saj të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur listën preliminare të provimit të kandidatëve, të cilët kanë kaluar provimin për prokurorë të shtetit. Në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front Online thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësitë e KFOR-it kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR-i “Quick Response 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë. Njësitë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës të hënën shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i sapoemëruar i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka vendosur një synim të madh për skuadrën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.