×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët para qeverisë kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përfshirjen e kërkesave të studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Në shenj revolte, ata para hyrjes së Qeverisë së Kosovës vendosën një pako të zbrazët e cila kishte mbishkrimin “Ndihma e Qeverisë për Studentët”.

    Dionit Kabashi nga kjo organizatë, tha kanë bërë 13 kërkesa për largim të tarifave për vitin akademik 2020-21, por shtoi se Qeveria e Kosovës nuk gjeti mundësinë t’i fus shpenzimet e studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Kabashi: Qeveria nuk i përfshiu studentët në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    “Jemi mbledhur para Qeverisë së Kosovës e cila javën e kaluar miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike por që fatkeqësisht nuk u përshinë fare studentët e universiteteve publike të vendit. Aty askund nuk figuron fjala studentë. Jeni të informuar që ende pa filluar viti akademik 2020-21, jemi treguar me plotë 13 kërkesa të gjitha universiteteve publike, MASH-it dhe Qeverisë. Nëpërmjet këtyre kërkesave zyrtare kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020-21, si ndihmesë sado e vogël për të gjithë studentët, marrë parasysh krizën ekonomike si pasojë e COVID-19, që i ka prekur ata dhe familjet e tyre…. Nëpërmjet këtij aksioni simbolik këtu në shesh, ne shprehim pakënaqësitë e shumë studentëve sesi Qeveria e Kosovës në një ligj qindra milionësh nuk gjeti vend për studentët e këtij veti. Këta të rinj që u është ulur cilësia mësimore dhe u është prekur gjendja ekonomike nuk mund t’i përballojnë edhe pagesat e universiteteve”, tha Kabashi.

    Ai tha se kërkesa e studentëve për heqjen e tarifave për këtë vit akademik është e drejtë në këtë kohë kur vendi po ballafaqohet me pandeminë dhe krizë ekonomike.

    Kabashi: Nuk do dorëzohemi duke kërkuar largim të pagesës për vitin akademik 2020-21

    “Ne si SKV dua t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se nuk jemi dorëzuar dhe do vazhdojmë luftën tonë të drejtë për arsim pa pagesë. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese dhe secili duhet t’i ofrohen mundësi të barabarta për arsimin por ajo sot në këto rrethana të vështira bëhet më se e domosdoshme. Jo vetëm e drejtë por heqja e tarifës sot është edhe nevojë sot studentët e SKV kanë vendosur pakon e zezë për shkak të keqpërdorimit që po u bëhet studentëve dhe e zbrazët për shkak se kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje”, tha ai.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.