×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i AKK-së: Ka hezitim për raportim të korrupsionit, Ligji mbron sinjalizuesit

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, organizoi një forum virtual lidhur me rolin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, gjatë së cilit u diskutuan të gjeturat nga studimi, me theks të veçantë tek ato që lidhen me raportimin e korrupsionit, derisa u bisedua edhe mbi rolin e digjitalizimit të prokurimit publik si dhe ndikimin e këtij procesi në luftën kundër korrupsionit.

    Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit theksoi se ky institucion ka përmbushur objektivat e parapara për këtë vit kalendarik, duke i ardhur në ndihmë të gjitha palëve që kanë paraqitur ankesa apo raste të korrupsionit, ku përmendi 79 raste të trajtuara deri më tani.

    Tutje, duke u ndërlidhur me të gjeturat e studimit mbi perceptimin e korrupsionit në vend, Havolli i cilësoi të njëjtat si informata mjaft të nevojshme, derisa përmendi edhe hezitimin nga ana e bizneseve për raportim të korrupsionit si rrjedhojë e frikës nga hakmarrja por në raste të shpeshta edhe për shkak të përfshirjes së vetë bizneseve në korrupsion.

    Megjithatë, sipas Havollit, korniza ligjore që rregullon veprimtaritë e bizneseve, e që tashmë përfshin edhe Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, siguron mbrojtje ligjore të personave që raportojnë korrupsionin duke krijuar lehtësira në këtë drejtim. Për më tepër, ai foli edhe për prokurimin publik, i cili i është nënshtruar proceseve të digjitalizimit, gjë që ka pasur ndikim pozitiv në rritjen e transparencës dhe ka minimizuar mundësitë për korrupsion.

    Artan Canhasi, udhëheqës i komponentës dhe specialist për Fuqizimin e Shoqërisë Civile, në programin e USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, i cilësoi si shumë relevante dhe të vërteta të gjeturat e studimit për perceptimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se periudha e pandemisë COVID-19 dhe reformat e implementuara në veprimtaritë si prokurorimi publik kanë pasur ndikim pozitiv në uljen e nivelit të korrupsionit në nivel komunal, dhe rritje të transparencës sa i përket proceseve të tenderimit, të cilat pranojnë një numër të lartë të aplikantëve, gjë që krijon vështirësi në trajtim të mirëfilltë të tyre.

    Canhasi gjithashtu përmendi edhe nevojën për rritje të njohurive rreth digjitalizimit të prokurimit publik, dhe rritje të bashkëpunimit në mes të institucioneve të përfshira në procedurat si ato të përzgjedhjes së tenderëve, ndërsa theks të veçantë i dha edhe nevojës për unifikim të komunitetit të bizneseve që bashkërisht duhet të ngris zërin kundër korrupsionit.

    Për fund, Canhasi u bëri thirrje bizneseve të raportojnë rastet e korrupsionit, dhe të kenë besim në institucione shtetërore.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është lajmëruar në profilin e tij në “facebook” pas përplasjes që ka pasur me kryetarin...
    Lajme13 Shtator 2024
    PDK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar për të premten në orën 18:00 një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e...
    Të tjera
    Sport13 Shtator 2024
    Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) i ka dhënë një goditje Federatës së Notit të Kosovës, duke i suspenduar përkohësisht...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në tetor Jens Stoltenberg dorëzon detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Sipas disa njoftimeve, posti tjetër për të duket i përcaktuar...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova cdo ditë e më shumë po e rritë bashkëpunimin me Shqipërinë, në fushën...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Një person ka vdekur sot në spitalin e Shkodrës në Shqipëri. Bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje kome, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një zonë të thellë malore në Gjakovë, konkretisht në brezin kufitar me Shqipërinë, ka gjetur 150 bimë të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.