×
  • Lajme
  • Lajme

    Sivjet pati rënie të zbatimit të rekomandimeve nga Avokati i Popullit

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Në vitin 2020 ka pasur rënie të zbatimit të rekomandimeve nga Avokati i Popullit.

    Gjatë vitit të kaluar, ky institucion ka nxjerrë 225 rekomandime, 37 për qind nga niveli qendror janë zbatuar. 14 për qind nuk janë zbatuar, ndërsa 49 për qind janë në pritje.

    E, në vitin 2020 ka pasur rënie të zbatimit të rekomandimeve, ku nga 178 rekomandime, 18 për qind janë zbatuar, dhe 75 për qind në pritje të zbatimit.

    Kështu u tha në takimin e grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti, me përfaqësim të ministrave dhe shoqërisë civile.

    Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shefi i ekzekutivit theksoi se janë të përkushtuar që këto të drejta të jenë si pjesë e vlerave të Kosovës, duke u bazuar edhe në parimet e demokracisë dhe legjislacionit.

    Sipas tij, Kosova ka bërë progres në avancimin e zbatimit të këtyre të drejtave.

    “Sot do të paraqesim të gjeturat e një raporti, ky pasqyrohet gjendja dhe identifikohen sfidat që duhet të adresojmë. Është e rëndësishme që me vendim kemi themeluar grupin teknik për mbrojtjen e komuniteteve, i cili organizëm e ka përkrahjen e qeveria për të adresuar të gjitha ankesat për diskriminim. Angazhimi jonë i vazhdueshëm ka qenë për respektimin e diversitetit”, theksoi Hoti.

    “Prioritet e qeverisë do të orientohen në përmirësimin e punës për mbrojtjen e drejtave. Pastaj në monitorimin dhe zbatimin e pakove të ligjeve”, shtoi Hoti.

    Ai ka bërë thirrje që të punojnë së bashku në adresimin, zbatimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut.

    E, Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se sot është ditë e veçantë, meqë siç theksoi ai shënohet dita ndërkombëtare për një shoqëri të barabartë.

    Ai tha se instrumenti që e mat më së miri demokracinë është zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

    “Ndërsa zbatimi i tyre është detyrim ligjor i institucioneve. Në këtë drejtim mund të them se viteve të fundit është rritur zbatimi i këtyre rekomandimeve. Unë mirëpres që këtë iniciativë dhe besoj që duhet të vazhdohet më tej”, tha Qelaj.

    Tutje, ka theksuar se në vitin 2019 Avokati i Popullit ka nxjerrë 225 rekomandime, 37 për qind nga niveli qendror janë zbatuar. 14 për qind nuk janë zbatuar, ndërsa 49 për qind janë në pritje.

    E, në vitin 2020 ka pasur rënie të zbatimit të rekomandimeve, ku nga 178 rekomandime, 18 për qind janë zbatuar, 17 për qind nuk janë zbatuar. 75 për qind në pritje të zbatimit.

    Ndërsa, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka treguar për organizimin e mësimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

    Ai u zotua se gjatë kësaj periudhe, janë organizuar 297 trajnime për mësimdhënësit për mbajtjen e mësimit online.

    ” MASHT ka shpallur tenderin për pajisje për fëmijët me nevoja të veçanta. Vlen të theksohet edhe kontributi i donatorëve. 151 tabletë i ka shpërndarë UNICEF-i. Ndërsa, mbi 160 do të shpërndahen ditëve në vijim. Në këto janë përfshirë edhe tri komunitet. Në kabinetin tim është një pjesëtar i komunitetit ashkalinj”, shtoi Likaj.

    Likaj tha se sot kanë marrë vendim për shpërndarjen e 175 llaptopë për mësimdhënësit, përfshirë edhe atë të tri komuniteteve.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.