×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shënohet 72-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

    Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

    Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

    Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./FrontOnline/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave. Ai ka theksuar se...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Vip10 Shtator 2024
    Edona James muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie. Ajo më një video që publikoi thotë të kundërtën. Edona,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.