×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj thotë se koalicioni VV-AAK është i natyrshëm, i quan koalicioni i “molotovit”

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe se janë të gatshëm të ulen për të biseduar nëse veç partia e Kurtit është e interesuar për bashkëpunim – jo vetëm për rrëzim të Qeverisë Kurti.

    Për mocionin e nisur nga Vetëvendosje Hoxhaj përsëriti se nuk është serioz dhe se këtë po e bën për shkak se “ka frikë nga pushteti”.

    “Arsyeja pse vendi nuk po shkon në zgjedhje s’ka të bëjë shumë me PDK-në, sepse s’po e mbajmë peng Kosovën, por kjo ka të bëjë me faktin që Vetëvendosje sikurse e kemi parë nuk dëshiron që ta ushtron këtë mocion. Ky mocion është më shumë bllof. VV ka frikë prej qeverisjes dhe s’di të qeverisë, prandaj edhe flasin për mocion dhe s’ndërmarrin asnjë. Edhe LDK po ashtu ka frikë nga rënia që po e përjetojnë nga mbështetja qytetare dhe të dyja këto parti e kanë shndërruar vendin në këtë situatë”.

    “Nëse kërkojnë bashkëpunim me PDK duhet të ulemi dhe të bisedojmë dhe për atë se ku mund të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen. Duhet t’i pyesim se a kanë kërkesa të tjera për PDK-në apo dëshirojnë edhe më tutje ta satanizojnë, apo kemi mundësi të bashkëpunimit. Unë jam për bashkëpunim me Vetëvendosje”.

    Hoxhaj e quajti të natyrshëm një koalicionin të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe AAK-së, pas gatishmërisë së shprehur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, mbrëmë në Rubikon.

    “VV dhe AAK kanë pasë një koalicion të koktejeve të molotovit dhe këtë e kemi parë në Kuvend. Edhe sot e kësaj dite na kanë lënë pa viza dhuna në Kuvend, rrugë dhe sheshe të Prishtinës.

    Politikat e jashtme përdoreshin për politika të brendshme. Një koalicion i tillë i ardhshëm do të ishte një koalicion i koktejeve të molotovit. Kjo më shumë flet për mendësinë e këtyre dy partive.

    Metodat janë reflektim i mendësisë dhe i asaj se si e shohim vetën dhe raportin tonë me realitetin politik që na rrethon.

    Sa i përket përfshirjes në koalicionin qeverisës, Hoxhaj në Rubikon u zotua se mbesin pas qëndrimit që kanë marrë më 6 tetor të 2019-ës se janë parti opozitare.

    “Qasja jonë është e prerë të mbesim në opozitë. S’kemi as vullnet, as interes, as pritje që të jemi pjesë e kësaj Qeverie dhe zgjedhjen e presidentit e ndajmë qartë dhe mirëfilltë prej raportit tonë me Qeverinë, e cila në pikëpamjen tonë ka qenë e dobët. Ky është qëndrimi që e kemi dhe do të jemi prapa edhe në të ardhmen”.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...
    Lajme09 Shtator 2024
    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i përfshirë në një fushatë për të mbuluar gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha sot...
    Të tjera
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Sport09 Shtator 2024
    Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes me Skocinë të cilët portugezët e fituan me përmbysje, 2-1. Ishte pikërisht Ronaldo që arriti të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mohon të ketë ka marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq. Veton Elshani, zëvendësdrejtori  Drejtorisë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion nga Zvicra që udhëhiqej nga miku i Kosovës, ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Sport09 Shtator 2024
    Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit. Në këtë konferencë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.