×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj kërkon ndihmë nga Austria që t’ia sigurojë Kosovës vaksinën anti-Covid

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me mikrobiologun Lul Raka, është pritur në takim nga ministri federal i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e pandemisë dhe menaxhimit të saj.

    Zemaj, me këtë rast, ka thënë se i ka kërkuar ndihmë Austrisë për sigurimin e vaksinës anti-COVID për qytetarët e Kosovës. Ai diçka të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut, përcjell Gazeta Express.

    “U pajtuam se Covid 19 është rrezik global dhe të gjithë së bashku, konform të gjitha mundësive, me përkushtimin maksimal të punojmë për të mënjanuar rrezikun, deri në gjetjen e rrugëve për mundjen e plotë të virusit. Neve, theksova në takim, kemi nevojë për bashkëpunim, sikundër që kemi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, në veçanti në prezantim dhe mbeshtetje të interesave tona, për sigurimin e vaksinës anti Covid19 për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrit të dikasterit të Shëndetësisë.

    Ai, tutje, ka vlerësuar ndihmën e Austrisë për Kosovën, që siç thotë ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë.

    “Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbështetje për qytetarët tanë por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë. Besimi ynë tek miqtë, është i madh, sepse, ata çdo herë u gjenden pranë nesh, në ditët më të vështira. Ashtu është edhe sot. Ministër Anschober, faleminderit për mikpritjen dhe mirëkuptimin lidhur me shëndetin e qytetarëve tanë”, thuhet më tutje në njoftimin e ministrit kosovar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim...
    Lajme28 Shtator 2024
    Profesori i filozofisë dhe analisti, Blerim Latifi, ka shkruar në profilin e tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pjesën...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Boris Johnson ka konsideruar një “bastisje ujore” në një magazinë holandeze për të kapur vaksinat e Covid 19 gjatë kulmit të pandemisë,...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në forumin “Prishtina 2030: Mundësitë e rritjes së biznesit dhe zhvillimit ekonomik përmes Lojërave Mesdhetare”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kryetari...
    Sport28 Shtator 2024
    Sot, me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, zhvillohen dy ndeshje interesante. Ballkani pret...
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme deklarimet nga MASHTI se komunat nuk kanë kërkesa për ndërtimin...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez,...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.